Kryetarët e komunave të Kosovës kanë vendosur që të mos e votojnë në Komisionin e Granteve rishikimin e buxhetit në kuadër të rishikimit të Kornizës Afatmesme të Shpenzimeve 2021-2023, është bërë e ditur përmes një njoftimi nga Asociacioni i Komunave të Kosovës.
Sipas njoftimit, vendimi është marrë pasi Ministria e Financave ka paraparë shkurtime buxhetore për vitin 2021 në raport me vitin 2020 në vlerë prej 32.95 milionë eurosh për komunat.
“Me shkurtimin e buxheteve komunale do të ndërpriten shumë projekte kapitale të cilat do të ndikojnë në mos-përmirësimin e jetës së qytetarëve”, thuhet në reagim. “Kryetarët njëzëri konstatuan që 32.95 milion euro mund të duken si shumë e vogël parash për nivelin qendror por këto mjete janë shumë për komunat. Kryetarët gjithashtu dhanë edhe alternativën sa i përket gjetjes së mjeteve për mbulimin e kësaj shume duke propozuar që dy apo tri projekte të ndërpriten në nivel qendror dhe që ato mjete të dedikohen për komuna”.
Vendimi është marrë pas një takimi online që kryetarët kishin me ministren e Financave, Hykmete Bajrami, dhe ministrin e Pushtetit Lokal, Goran Rakiq.
Para njoftimit nga kryetarët e komunave, Ministria e Pushtetit Lokal, përmes një komunikate kishte thënë vetëm se është biseduar për format dhe mundësitë e financimit të komunave për vitin 2021, duke mos theksuar mospajtimet e krerëve të komunave të Kosovës.
-
Hoti zotohet se s'do të ketë shkurtime buxhetore për komunat më 2021
-
AKK: Komunat pritet të dëmtohen mbi 150 milionë euro këtë vit
-
Totaj: Komunat ende nuk e kanë në dispozicion buxhetin e vitit 2026
-
Asociacioni i Komunave kërkon shtyrjen e afatit për miratimin e buxheteve komunale
-
Prishtina e Gjilani rrezikojnë të shkojnë në zgjedhje për Kuvend Komunal