Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj, të hënën është njoftuar se në Zyrën komunale të Punësimit në Suharekë janë të evidentuar më shumë se 2 mijë e 500 persona si të papunë.
Gjatë vizitës në këtë zyrë ai ka kërkuar bashkëpunim më të ngushtë me qëllim të uljes së numrit të papunëve, shkruan sot “Koha Ditore”.
Në të njëjtën kohë gjatë ditës ka takuar edhe përfaqësues të operatorëve ekonomikë, që merren me bujqësi prej të cilëve ka marrë ofertën për punësimin e 20 deri 30 punëkërkuesve të regjistruar.
Sipas njoftimit të Zyrës komunale të informimit, Muharremaj ka vizituar Zyrën komunale të Punësimit, ku është takuar me zyrtaren, Mehreme Hoxha- Luzha, nga e cila është njoftuar për funksionimin e zyrës, stafin dhe kushtet e punës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Dëme milionëshe nga stuhia në Suharekë, më të dëmtuarat serat e stallat
-
Muharremaj për dëmet nga stuhia: S’mund t’u ndihmojmë qytetarëve pasi s’kemi fond emergjent
-
Kurti në Suharekë kërkon fitore më të thellë sesa më 9 shkurt për “t’i vazhduar projektet”
-
Raportohet i zhdukur një burrë në Suharekë
-
Bali Muharremaj fiton edhe një mandat