Stuhia e shiut dhe breshrit të shtunën pasdite ka shkaktuar dëme në lokalitete të ndryshme të Komunës së Ferizajt dhe asaj të Lipjanit.
Dëme më të mëdha janë shkaktuar në fshatin Tërn derisa rrjedha e lumit Sitnica ka dalë nga shtrati, pastaj janë dëmtuar dhjetëra hektarë të kulturave bujqësore, pemë, perime etj, shkruan sot “Koha Ditore”.
Komuna e Ferizajt ka krijuar task-forcën për menaxhimin e kësaj situate.
Sipas një komunikate, zyrtarët komunalë kanë dalë menjëherë në terren për të parë nga afër dëmet e shkaktuara nga stuhia e shiut dhe breshrit.
Lexoni edhe:
“Sipas raportimeve nga zona të ndryshme në qytet dhe fshat konsiderojmë se kjo stuhi ka shkaktuar dëme të shumta në objekte të banimit privat, objekte dhe vepra publike, kultura bujqësore, objekte industriale, punishte, si dhe infrastrukturën përcjellëse rrugore. Gjendja më e rëndë vlerësohet të jetë në zonën rurale, përkatësisht në fshatin Tërn dhe disa nga rrugët e qytetit të territorit të Ferizajt në shkallë të gjerë janë vërshuar. Ekipet e emergjencave civile dhe të gjithë mekanizmat e tjerë në këtë situatë janë aktivizuar. Autoritetet po vlerësojnë në kohë reale raportimet nga terreni, si dhe po punohet me intensitet të shtuar në hapjen e kanaleve kulluese për tejkalimin e vërshimeve në zona të caktuara”, thuhet më tej në komunikatën e Komunës... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
-
Cila komunë ka pësuar më së shumti nga reshjet
-
Breshri i shkakton dëme bujqësisë afro gjysmë milioni euro
-
Gjendje e rëndë në Ferizaj pas reshjeve të dendura të shiut dhe breshrit
-
Gjendje e rëndë në Ferizaj pas reshjeve të dendura të shiut dhe breshrit
-
Mbi 300 kërkesa për kompensim të të mbjellave në Istog