Deputeti i Vetëvendosjes, Hysen Durmishi, ish-drejtor në Komunën e Prishtinës në mandatin e parë të udhëheqjes së Shpend Ahmetit, ka dalë kundër këtij të fundit.
E ka kritikuar për veprimet rreth Ndërmarrjes Publike Banesore, duke e akuzuar se me metodat që po përdorë dështimin e ka të garantuar.
“Ndërmarrja publike banesore është ndërmarrja më e suksesshme në komunën e Prishtinës. Ishte e vetmja ndërmarrje që e kishim shpëtuar nga kapja e PLDK-së. Tash Shpendi dëshiron që pikërisht këtë ndërmarrje ta pengojë në rritjen e sukseseve të saj. Sukseset e NPB-së dikur i pengonin Sami Hamitit e Lirak Qelës e sot po i pengojnë Shpendit. Bllokimi i llogarisë bankare dhe forma tjera të pengesave si dikur ShIKU, sot i përdor Shpendi. Me këto metoda Shpend Ahmeti dije se dështimin e ke të garantuar. Ne bashkë me qytetarët nuk do të lejojmë që komunën ta trajtosh si pronë tënde private”, ka shkruar Durmishi.
“Ishe i suksesshëm Shpend aty ku e kishe LVV-në. Sot ke mbet pa LVV-në e pa qytetarët, sepse kështu ke zgjedhur vet. Dështimet i bajsh me shëndet!”, ka thënë më tej ai.
-
Durmishi: Komuna e Prishtinës po përpiqet t’ia lërë fajin Qeverisë për dështimin e saj
-
Durmishi i përgjigjet Haradinajt: Je në siklet sepse s’mund të bëni më keqpërdorime
-
Ahmeti akuzohet për mungesën e projekteve të mëdha në Prishtinë
-
Opozita e zhgënjyer me Ahmetin, thonë se Prishtina është pa kryetar
-
LDK numëron “dështimet” e Ahmetit