Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Duhet ndryshuar qasje e menaxhimit në hekurudhat e Kosovës, thotë Lekaj

Ministri i Infrastrukturës, Pal Lekaj, ka pranuar se ka probleme në Infrakos.

Ka thënë se për hekurudhat e Kosovës duhet të ndryshohet qasja e menaxhimit.

“Nuk guxojmë të lejojmë individë apo klane të ndryshme, por unë do të veproj pas vlerësimit të Bordit dhe nëse kam fakte do të dal me vendime. Ajo që e kam thënë para tri viteve për Infrakosin e them prapë që ka hapësirë për të vepruar për të ndalur të keqen në hekurudhat e Kosovë si në Infrakos dhe Trainkos”, ka thënë Lekaj në “Puls” të KTV-së.

“Më çudit fakti pse po stërzgjaten procedurat e prokurimit për investime që priten të bëhen në hekurudhat tona. Nga ‘Infrakos’ kam kërkuar të kryhen procedurat që të mos e humbim këtë fond prej 200 milionëve në modernizimin e hekurudhave”, ka thënë tutje ai.

Artikuj të ngjashëm