Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dugolli sërish me shkresë për Specialen: Prokurori ka juridiksion ta hetojë masakrën e Dubravës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Enver Dugolli, i është drejtuar sërish me një shkresë Zyrës së Prokurorit të Specializuar në Hagë lidhur me hetimin e masakrës së Dubravës, i mbijetuar ti të cilës është vetë ai.

Dugolli ka njoftuar se nëpërmjet kësaj shkrese, ka ofruar argumente shtesë për ushtruesin e detyrës së prokurorit të specializuar, Alex Whiting, se Gjykata Speciale ka juridiksion të plotë për të hetuar këtë masakër.

“Sot prapë i kam dërguar një shkresë u.d. prokurorit të specializuar, z. Alex Whiting. Kjo shkresë ofron argumente shtesë duke u bazuar në tri vendimet e lëshuara nga vetë Gjykatës Speciale, se i takon juridiksionit lëndor. Pra, Gjykata Speciale ka juridiksion lëndor mbi krimet e kryera të forcave serbe gjatë planifikimit dhe ekzekutimit të masakrës së Dubravës. Në bazë të argumenteve të parashtruara me këtë shkresë, nuk mbetet më asnjë dyshim: prokurori i specializuar ka juridiksion të plotë për ta hetuar këtë rast”, ka shkruar ai në Facebook, krahas fotografisë së shkresës.

 

Ditë më parë, Dugolli i është drejtuar ZPS-së me kërkesë që të nisë hetimin ndaj masakrës së Dubravës.

Edhe Dugolli i kërkon Gjykatës Speciale të nisë hetime për masakrën e Dubravës LAJMET E MBRËMJES Dugolli i kërkon Gjykatës Speciale të nisë hetime për masakrën e Dubravës

Nga 19 deri më 24 maj të vitit 1999, brenda Burgut të Dubravës janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë, si dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.