Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje si dhe njëri nga të mbijetuarit e masakrës në Burgun e Dubravës, Enver Dugolli, ka bërë kërkesë publike për nisjen e hetimit të kësaj masakre nga Gjykata Speciale.
Në një konferencë për media të shtunën, në Kuvendin e Kosovës, ai u shpreh se para një jave iu ka drejtuar Gjykatës Speciale me kërkesë zyrtare që të fillojë hetimet për këtë krim.
“Nëse Gjykata Speciale nuk është një etnike, atëherë nuk ka arsye që të mos kryhen hetimet për këtë krim”, ka thënë ai, transmeton EO.
Deputeti i VV-së se ka dëshmi të mjaftueshme për t’u ngritur aktakuza në lidhje me këtë masakër dhe se kërkesa e tij është ndaj prokurorit special të Gjykatës Speciale.
“Kërkesa ime është ndaj prokurorit special të Gjykatës Speciale që të nisë hetime sepse kam dëshmi të mjaftueshme për t’u zhvilluar hetimet dhe për t’u ngritur aktakuza në lidhje edhe me këtë masakër”, ka thënë tutje Dugolli.
Edhe
Dugolli sërish me shkresë për Specialen: Prokurori ka juridiksion ta hetojë masakrën e Dubravës
Ai theksoi se është në dorën e prokurorit të vendosë nëse do të fillojë hetime në lidhje me këtë masakër dhe të dëshmojë nëse është apo jo kjo gjykatë një etnike.
“Faktet janë se në atë masakër janë ekzekutuar 116 të burgosur dhe një i zhdukur sikurse Ukshin Hoti. Janë dëshmitarët që ende janë gjallë dhe plagët e tyre flasin vet. Madje këta dëshmitarë nuk kanë nevojë as për mbrojtje të identitetit”, theksoi Dugolli, i cili është njëri nga dëshmitarët e kësaj masakre.
Ai ka thënë se të gjithë dëshmitarët e kësaj masakre janë të gatshëm të dëshmojmë.
“I mbaj mend edhe emrat që i kanë urdhëruar dhe kryer këto krime”, nënvizoi Dugolli.
Masakra e Burgut të Dubravës është kryer prej 19 deri më 24 maj të vitit 1999.
Edhe
Dugolli i kërkon Gjykatës Speciale të nisë hetime për masakrën e Dubravës
Brenda këtij burgu janë vrarë 160 të burgosur shqiptarë dhe janë plagosur më shumë se 300 të tjerë.
Zyra e Prokurorit të Specializuar ka thënë për KOHËN se nuk komenton në media hetimet e veta.
