Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drita e gjelbër e Listës Shqiptare negociatave për pjesëmarrje në qeverinë e re të Malit të Zi

Të gjitha subjektet konstituive të Liste Shqiptare “Genci Nimanbegu – Nik Gjeloshaj Koha është tash”, kanë dhënë dritën e gjelbër për hapjen e negociatave rreth pjesëmarrjes në Qeverinë e re të Malit të Zi, kanë njoftuar nga kjo Listë.

Ata kanë bërë të ditur se dje është mbajtur takimi i liderëve të kësaj liste.

“Në takim është shqyrtuar situata momentale dhe sfidat e reja të popullit shqiptar në Mal të Zi dhe janë dakorduar hapat e mëtejshëm për forcimin e strukturave funksionale të Listës Shqiptare dhe të veprimit të mëtejshëm unik në periudhën e ardhshme”, theksohet në komunikatën e kësaj liste, shkruan gazeta “Vijesti”, transmeton Koha.net.