Lista Shqiptare e përbërë nga Forumi Shqiptar (ASH-LDSH), Forca e re Demokratike, Lëvizja Përspektiva dhe Unioni i Tuzit, në zgjedhjet parlamentare të 30 gushtit, si bartës të listës ka përcaktuar kryetarin e komunës së Tuzit, njëherësh edhe kryetarin e ASH, Nik Gjeloshaj, duke pasuar nga deputeti i Forcës, Genci Nimanbegu dhe kryetari i LDSH-së, Nikollë Camaj.
Siç mëson portali Malesia.Org, pozicionet udhëheqëse brenda Forumit Shqiptar ( ASH-LDSH), do të përcaktohen me konsensus brenda këtyre dy subjekteve. Vlen të ceket se vetëm në Malësi Forumi Shqiptar arriti të mbledh 2000 nënshkrime përkrahëse.
Artikuj të ngjashëm
-
Koalicioni "Forumi Shqiptar" fiton zgjedhjet në Tuz
-
Nik Gjeloshaj thotë se ka arritur fitore bindëse në Tuz
-
Drita e gjelbër e Listës Shqiptare negociatave për pjesëmarrje në qeverinë e re të Malit të Zi
-
Gjeloshaj: Me Tuzin, faktori politik shqiptar tregoi peshën e vet
-
Shqiptarët e Malit të Zi kërkojnë vende të garantuara në Parlament