Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dreshaj: Menaxhimi anësor nga ana e politikës e ka sjellë shëndetësinë në gjendjen aktuale

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Shemsedin Dreshaj, ka vlerësuar se sektori i shëndetësisë në vend është në gjendje të rëndë për shkak të menaxhimit dhe investimeve anësore nga ana e politikës.

Të martën në “60 Minuta” të KTV-së, Dreshaj ka thënë se investimet në shëndetësi janë dyfishuar me qeverisjen aktuale, por efektet e tyre nuk po shihen.

“Sektori i shëndetësisë është në gjendjen që është për shkak të menaxhimit anësor, investimeve anësore dhe përkujdesjes anësore nga ana e politikës. Realisht kjo qeverisje ka dyfishuar investimet në shëndetësi, por efektet e tyre nuk po shihen dhe po vazhdohet me problemet e njëjta të cilat i kemi pasur edhe në mandatet paraprake”, ka thënë ai.

Sipas Dreshajt, janë përzgjedhur njerëz jo të dëshmuar në menaxhim.

“Nuk përzgjidhen njerëzit bazuar në performancë, nuk përzgjidhen bazuar në dëshminë e efikasitetit paraprak. Përzgjidhen njerëz që nuk kanë një emër të definuar ose të dëshmuar lidhur me menaxhimin efikas në shëndetësi”, është shprehur ai.

Edhe AAK: Ministria e Shëndetësisë në qeverisjen Kurti, ministri e eksperimenteve Arbëri AAK: Ministria e Shëndetësisë në qeverisjen Kurti, ministri e eksperimenteve

Dreshaj ka konsideruar se ndër problemet kryesore në këtë sektor është edhe stafi akademik brenda QKUK-së, i cili po reduktohet për shkak të profesorëve që po pensionohen dhe moszëvendësimi i tyre me staf të ri.

“Problemet kryesore që i kemi sot janë në nivel të stafit akademik që i kemi brenda QKUK-së, pra kemi profesorë që po shkojnë në pension dhe ata nuk po zëvendësohen në mënyrë progresive me stafin e ri. Kemi klinika që nuk ka profesorë, kemi klinika që menaxhohen nga drejtorë që nuk kanë thirrje akademike”, ka thënë ai.