Me rastin e përfundimit të fushatës së korrje-shirjes, kryetari i Komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci ka vizituar fermerin që ka më së shumti sipërfaqe të mbjella me grurë, rreth 200 ha, dhe fermerë tjerë të Komunës së Drenasit.
Kryetari Lladrovci me këtë rast ka bërë thirrje që toka bujqësore të mos mbetet djerrinë e papunuar dhe të mos shndërrohet në zonë ndërtimore, thuhet në njoftimin për media të kësaj Komune.
Sipas të njëjtit, Lladrovci tha se Komuna edhe përkundër kohës me reshje atmosferike, me kohë ka bërë të gjitha përgatitjet e duhura, ku fillimisht ka formuar Komisionin i cili ka përcjellë fushatën e korrje-shirjes dhe pasi që Komisioni ka konstatuar se janë kushtet për fillimin e korrje-shirjes ato kanë filluar.
“Fushata e korrje-shirjes pothuajse ka përfunduar në të gjitha fshatrat e Komunës së Drenasit, ndërsa ishin të angazhuar rreth 65 autokombajna. Në territorin e Komunës janë të mbjella 2825 hektarë, ndërsa rendimentet këtë vite nuk janë të kënaqshme dhe sillen mesatarisht rreth 3500-3700 kilogramë për hektarë. Nëse kushtet atmosferike janë të mira, kjo fushatë pritet të përfundojë brenda 3 ditësh. Çmimi i korrje-shirjes për hektarë është 100 euro”, thuhet në njoftimin e Komunës.
Gjithashtu Lladrovci gjatë vizitës së fermerit me të suksesshëm në Drenas, Ramadan Bytyqi, e ka përgëzuar fermerin i cili punon të gjithë tokën bujqësore me kultura të ndryshme, ndërsa me grurë ka mbjella rreth 200 ha, dhe u bënë thirrje të gjithë fermerëve që të merret shembull rasti i tij që asnjë pjesë të tokës nuk e ka të papunuar.
-
Zyrtarët thonë se sivjet sigurohet më shumë grurë sesa kërkesat për konsum
-
Kurti: Priten rendimente prej 4 deri në 5 tonë grurë për hektar këtë vit
-
Fshatrat e Prishtinës rrisin sipërfaqet e mbjella me grurë
-
Bytyqi: Kishim pritshmëri më të larta për rendimentin e grurit
-
Bujqit paralajmërojnë rendimente të ulëta të grurit, MB-ja i demanton ata