Komuna e Drenasit, njofton se Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë të shtunën në mbrëmje do të fillojë së realizuari projektin për dezinfektimin hapësinor në qendër të qytetit.
“Dita e shtunë (18.08.2018) është zgjedhur për dezinfektim nga mushkonjat, sepse janë bërë të gjitha përgatitjet teknike dhe operative nga ana e DSHPE-së dhe Operatorit Ekonomik, po ashtu sepse parashikimet klimatike për këtë ditë, sigurojnë një mot stabil dhe pa reshje, për arsye se reshjet gjatë këtij procesi të dezinfektimit bëjnë të paefektshëm aksionin”, thuhet në njoftimin e KK të Drenasit.
“Për dezinfektimin hapësinor për insekte, veçanërisht nga mushkonjat, do të përdoren preparate të sigurta me standarde të Bashkimit Evropian. Për realizimin e këtij projekti kërkohet bashkëpunimi me qytetarë e qendër së qytetit. Ndaj luten të gjithë banorët e Drenasit (qendrës) të jenë bashkëpunues në mënyrë që ky aktivitet të jetë sa më i suksesshëm. Gjatë kohës së dezinfektimit, për sa paku një orë, kërkohet sipas këshillave mjekësore të konsultuar me epidemiologë, të kufizohen daljet në hapësirat dezinfektuese, e gjithashtu të mbyllen dritaret e shtëpive dhe banesave, në mënyrë që insektet të mos futen brenda”, thuhet më tej në njoftim.
-
Të premten e të shtunën dezinsektohen hapësirat publike në Drenas dhe Komoran
-
Ferizajasit në hall, komuna nis dezinsektimin e hapësirave publike
-
Të mërkurën në Gjilan nis faza e tretë e dezinsektimit hapësinor
-
Të enjten në Gjilan nis faza e dytë e dezinsektimit hapësinor
-
Pas shqetësimeve të qytetarëve, dezinsektohen hapësirat publike në Shtime