Komuna e Drenasit, përkatësisht Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë, të premten dhe të shtunën në mbrëmje do të fillojë implementimin e projektit për dezinsektimin e qendrës së qytetit të Drenasit dhe të Komoranit.
Ky projekt do të realizohet nga kompania e kontraktuar nga DSHPE-ja dhe është në kuadër të projektit të intervenimeve emergjente.
Dezinsektimi i qendrës së qytetit në Drenas do të fillojë më 28 qershor (e premte) prej orës 20:00, ndërsa në qendër të Komoranit me 29 qershor (e shtunë) prej orës 20:00.
Qytetarët këshillohenqë të kenë kujdes dhe të mos dalin në shëtitje në hapësirat publike (shesh, parkingje, trotuare etj ) në këto orë kur bëhet dezinsektimi dhe të mbyllin dritaret e shtëpive dhe banesave. Bletarët ndërkaq këshillohen që të mos i lëshojnë bletët e tyre dy ditë pas dezinsektimit.
Drejtoria e Shërbimeve Publike do të bëjë njoftimin edhe përmes megafonit ne ditën e aksionit.
-
Drenasi njofton qytetarët se të shtunën dezinfektohen hapësirat në qendër të qytetit, jep këshilla si t’ia bëjnë
-
Komuna e Drenasit paralajmëron masa për zjarret e qëllimshme dhe sabotimin e ndriçimit publik
-
Ferizajasit në hall, komuna nis dezinsektimin e hapësirave publike
-
Dezinsektimi në Shtime nis të hënën
-
Faza e tretë e dezinsektimit hapësinor në Gjilan nis të martën