Komuna e Drenasit ka nënshkruar sot me Ministrinë e Administrimit dhe Pushtetit Lokal dhe Helvetas Swis Intercooperation marrëveshjen e bashkëfinancimit për pjesëmarrjen në grantin e performancës për projektin e ndërtimit të kolektorëve për grumbullimin e ujërave të zeza.
Për realizimin e këtij projekti, siç thuhet në njoftimin për media, Komuna ka fituar grantin e performancës (pjesa e DEMOS-it) vlerën prej 183,439.00 euro, ndërsa ka ndarë mjete për këtë projekt në vlerën prej 296,561.00 euro, transmeton Koha.net.
Shuma e përgjithshme për këtë projekt tani është 480,000.00 euro.
Artikuj të ngjashëm
-
Drenasi e MZHR-ja me marrëveshje për ndërtimin e kolektorëve të ujërave të zeza
-
Drenasi përfitues i disa granteve të performancës komunale
-
Nënshkruhet marrëveshja në kuadër të së cilës do ndërtohet kolektori i ujërave të zeza mes Drenasit e Skenderajt
-
Nënshkruhet marrëveshja 5 mln euroshe për ndërtimin e impiantit modern për trajtim të ujërave të zeza
-
Nënshkruhet marrëveshja në vlerë mbi 13 milionë euro për trajtimin e ujërave të zeza në Prishtinë