Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drenasi heq shpenzimet e varrimit

Ka filluar realizimi i projektit i Komunës së Drenasit, përkatësisht i Drejtorisë së Shërbimeve Publike dhe Emergjencë për shpenzimet e shërbimeve të varrimit, njofton kumtesa komunale, transmeton Koha.net.

Ky projekt do të realizohet nga Bashkësia Islame e Kosovës, dega në Drenas, ndërsa do të menaxhohet nga Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe Emergjencë. Sipas parallogarisë, shërbimi i varrimit për një të vdekur kushton 170 euro.