Drejtori i Urbanizmit dhe Mjedisit i Komunës së Ferizajt, Lulzim Aliu, pas marrjes së kësaj detyre po i arsyeton ndërtimin dhe mbindërtimin pa leje në një objekti afër Arkivit Historik mbrapa Komunës. Në mandatin e kaluar të legjislativit Aliu ishte mjaft kritik ndaj këtij objekti me arsyetim se shkakton kaos urbanistik dhe është në kundërshtim me ligjet në fuqi.
Nga pozicioni i këshilltarit komunal ai ka akuzuar sektorin e Urbanizmit se objekti afër Komunës ishte nisur pa kritere, shkruan sot Koha Ditore.
Gjatë muajit të fundit ndërtimi i këtij objekti ka vazhduar edhe për 3 kate pa leje ndërtimore. Por Drejtoria e Urbanizmit nuk ka intervenuar për parandalimin e punimeve. “Unë personalisht e kam kritikuar ndërtimin e këtij objekti afër Komunës, mirëpo tashti ne i kemi bërë matjet e shfrytëzimit të parcelës dhe gjithçka ka dalë të jetë ndërtuar sipas ligjit.
Pronari i këtij objekti ka kërkuar një leje për mbindërtim, mirëpo nuk i është lëshuar. Pronari mund ta fitojë lëndën e mbindërtimit, sepse, sipas ligjit, objektet e tjera përreth tij janë me kate të njëjta”, ka thënë shkurt drejtori i Urbanizmit, Lulzim Aliu...(Më gjerësisht lexoni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Ndërtimet pa leje, prokuroria inicion kallëzim penal ndaj një zyrtari të Komunës së Ferizajt
-
Pas 6 vjetësh shfuqizohet pëlqimi i lëshuar nga Ministria e Mjedisit për Planin Zhvillimor të Ferizajt
-
Banorët ankohen për ndërtime të larta e pa kritere
-
Mungon kryetari, shtyhet shqyrtimi i auditmit të projektit “Bashkimit i qytetit të Ferizajt”
-
Komuna e Ferizajt kritikohet se jashtëligjshëm po lëshon leje ndërtimore