Drejtori i Agjencisë Kosovare për Inteligjencë, Petrit Ajeti ka nisur raportimin e tij para deputetëve në Komisionin për mbikëqyrjen e AKI-së në lidhje me gjendjen e krijuar nga helmimi në komunën e Deçanit, raporton Ekonomia Online.
Raportimi i tij është duke u bërë pa praninë e mediave ndërsa pas përfundimit të këtij raportimi kryetarja e komisionit Ganimete Musliu do të flas për media.
Ka dy ditë që Deçani ka shpallur gjendje emergjente për shkak të rritjes së numrit të personave të cilët kanë shfaqur simptoma të helmimit.
Deri më tani mbi 1 mijë e 500 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore në QKMF në Deçan.
Artikuj të ngjashëm
-
Ajeti raporton në Komisionin për mbikëqyrjen të AKI-së
-
Drejtori i AKI-së raporton në Komisionin për mbikëqyrjen e kësaj agjencie
-
Shefi i AKI-së raporton para tre deputetëve opozitarë
-
Deputetët e VV-së e bojkotojnë raportimin e drejtorit të AKI-së
-
Në mbledhje të mbyllur inspektori i AKI-së raporton në Komision