Drejtoresha e Drejtorisë së Arsimit në Komunën e Prishtinës, Besianë Musmurati, akuzoi ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci, për politizim të çështjes së grevës së përgjithshme, të paralajmëruar nga mësimdhënësit.
Ajo shkroi në Facebook të mërkurën, se takimet për informim mbi politikat e reja të Ministrisë dhe dialogut social, po bëhen tubime dhe ligjërime partiake.
“Për habinë time, kuptoj se në vend që të fokusohej në politikat arsimore që së bashku duhet t’i zhvillojmë, Ministrja Nagavci sot takoi mësimdhënësit, në mes tjerash, për të politizuar rreth grevës së paralajmëruar. Ndoshta edhe duhej ta kisha paramenduar; një takim i tillë po thirret në moment të fundit, pas njoftimit për grevë të përgjithshme në arsim”, shkroi Musmurati, duke theksuar se mësimdhënësit, prindërit e nxënësit e kryeqytetit e dinë gjendjen në arsim.
“Nuk kanë nevojë për ligjërata dhe moralizime mbi qeverisjet e kaluara, lokale apo qendrore, sepse gjendja flet vetë”, tha ajo.
Sipas Musmuratit, për të ardhmen e arsimit duhet të flasin "vetëm ata që kanë vizion, e ajo ata që duan të arsyetojnë të kaluarën apo keqqeverisjen e tyre".
-
Nagavci: Procesi i edukimit të fëmijëve kërkon edhe bashkëpunimin e prindërve
-
Mësimdhënësit kërkojnë nënshkrimin e Kontratës Kolektive dhe rritje pagash
-
Nagavci thotë se Jashari i SBASHK-ut po ndikohet, e quan të pamatur
-
Opozita e kërkon dorëheqjen e Nagavcit, e kualifikon propozimin si shembull të keqmenaxhimit
-
PDK: Qeveria po i dëmton financiarisht prindërit