Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drejtorët më punëtorë dhe më dembelë të vitit

Ulen shumë afër njëri tjetrit, nëpër seancat e Kuvendit Komunal gjatë tërë vitit.

Mirëpo aktiviteti dhe dinamika e punëve të tyre ndryshon shumë.

Disa veçohen si më punëtorë e disa të tjerë si më dembelë në realizimin e punëve të tyre.

Drejtori i investimeve kapitale, Krenar Xhaferi, mund të cilësohet si drejtori më aktiv dhe më punëtor.

Xhaferi gjatë gjithë vitit është parë në terren duke asfaltuar rrugë dhe duke kryer projektet që i ka premtuar gjatë fushatës zgjedhore lokale.

Mirëpo të njëjtën nuk e kanë bërë edhe drejtorja e Financave, Valbona Makolli dhe ajo e pronës Doruntinë Shala.

Përveç të paqasshme, të dyja nuk kanë qenë shumë aktive në realizimin e punëve.

Edhe Opozita fajëson drejtorët për shmangie të punëve komunale për shkak të fushatës Arbëri Opozita fajëson drejtorët për shmangie të punëve komunale për shkak të fushatës

KOHA ka provuar që të marr edhe deklaratë nga drejtoret në fjalë për t’i treguar punët që i kanë realizuar gjatë vitit 2023, mirëpo të njëjtat nuk kanë pranuar.

Qytetarët janë ata të cilët çdo herë i kanë nën vëzhgim politikanët. Megjithatë qytetarët nuk i njohin drejtorët në kryeqytet.

Aktualisht komuna e Prishtinës ka 15 drejtori, e fundit që u themelua në mars të këtij viti është drejtoria për siguri dhe emergjenca në krye me drejtorin Lulzim Fushtica.