Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Milovan Drecun, ka thënë se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është duke u përpjekur që nën tavolinë t’i propozojë Beogradit shkëmbim territoresh.
Sipas tij, Thaçi po do shkëmbim të territoreve me Serbinë, duke ia dhënë Serbisë veriun e Kosovës, saktësisht Mitrovicën Veriore, dhe duke marrë një pjesë të Serbisë jugore, saktësisht Luginën e Preshevës.
“Hashim Thaçi po tenton që nën tavolinë të na ofrojë që të bisedojmë për shkëmbim të jugut me Serbinë qendrore... Ata e kanë këtë ide nga Amerika”, ka thënë Drecun në një intervistë në Radio Beograd.
Artikuj të ngjashëm
-
Trajkoviq: Vizitat në veri dhe Preshevë kthejnë idenë e këmbimit të territoreve
-
Riorganizim i dialogut për heqjen e diskutimit për territore
-
Boltoni thotë se ideja për shkëmbim territoresh mes Kosovës e Serbisë u shty përpara nga vetë palët
-
Kupchan: Çështja e shkëmbimit të territoreve duhet të jetë në tavolinë të negociatave
-
Thaçi thotë se Zaevi i kërkoi falje për “thashethemet e Sputnikut”