Politikania serbe, Rada Trajkoviq, ka thënë se druan që ideja e këmbimit të territoreve mes Kosovës dhe Serbisë është riaktualizuar. Këtë e ka ndërlidhur me vizitat që zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ia bëri Luginës së Preshevës të martën dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, veriut të Kosovës.
Në një shkrim në Twitter, Trajkoviq ka komentuar lajmin që kryetari i Komunës së Bujanoci, Nagip Arifi, është pro këmbimit të territoreve. Sipas tij, do të ishte e drejtë që Serbia ta merrte veriun e Mitrovicës, ndërsa Kosova Luginën e Preshevës. Në “Interaktiv” të KTV-së, Arifi tregoi të martën se çështjen ia ka parashtruar edhe zëvendëskryeministrit Bislimi, por se s’kishte marrë përgjigje për këtë kërkesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam dronë se përmendja e kësaj ideje të vjetër (të keqe) gjatë vizitës së Bislimit nuk ishte aksidentale. Vizitat e përnjëkohshme të Bërnabiqit në veri dhe të Bislimit në Luginën e Preshevës, më duken si orkestrim për të ringjallur idenë e ‘këmbimit të territoreve’ si kompromis ‘të pranueshëm’ për Vuçiqin dhe Kurtin”, ka shkruar Trajkoviq në Twitter.
Ideja e këmbimit të territoreve ka qarkulluar vite më parë, por në publik ajo u kundërshtua nga akterë politikë në vend si dhe nga partnerët ndërkombëtarë.