Kryetari i Komisionit Parlamentar për Kosovën në Kuvendin e Serbisë, Millovan Drecun, ka thënë se përpjekjet e Kosovës për anëtarësim në Interpol janë të papranueshme për shtetin e Serbisë.
“Për ne është e papranueshme që shteti i vetëshpallur të bëhet anëtar i Interpolit. Një hyrje e mundshme në Interpol do t’u jepte atyre një shkurtore për ngritjen e aktakuzave dhe vënien e tyre në fuqi direkt, jo përmes UNMIK-ut”, citon RTK deklaratën e Drecunit dhënë RTS.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi ka shtuar se anëtarësimi në këtë organizatë ndërkombëtare gjithashtu do ta fuqizonte prezencën e Kosovës dhe faktorizimin e saj në arenën ndërkombëtare, prandaj Serbia e sheh të papranueshëm një anëtarësim të tillë.