Serbia dhe zyrtarët e saj kanë ndërmarrë një fushatë të hapët politike e diplomatike për të penguar anëtarësimin e Kosovës në Interpol. Nuk ndodhë ndonjë paraqitje e tyre në çfarëdo niveli a vendi e të mos merren me këtë çështje.
Sot, shefi i Interpolit serb, Millan Dimitrijeviq, gjatë një paraqitjeje në televizionin publik deklaroi se përpjekja e re që në Asamblenë e Interpolit, më 20 nëntor, Kosova të anëtarësohet në këtë organizatë, do të ishte precedent dhe dhunë juridike, transmeton Koha.net.
Dimitrijeviq i tha RTS-së se pasojat nga anëtarësimi i Kosovës do të ishin të shumta dhe të paparashikueshme jo vetëm për Serbinë, por edhe për vendet e tjera.
Siç është shprehur ai, pasojë do të ishte shkelja e Rezolutës 1244, do të ishte shkelja e rregullave të Interpolit dhe do të hapte fushën e pasigurisë juridike.
“Absolutisht ka drojë se disa serbë do të ndodheshin në fletarreste, pastaj është aty është edhe mundësia e keqpërdorimit të bazës së të dhënave”, ka thënë Dimitrijeviq, në frymën e përpjekjeve të politikës serbe për të demonizuar gjithçka është shqiptare njësoj si në të shkuarën.
-
Anëtarësimin e Kosovës në Interpol, Serbia e sheh si precedent politik e dhunë ligjore
-
Stefanoviq: Serbia do të bëjë të pamundurën që të pengojë pranimin e Kosovës në Interpol
-
Serbia i shkruan Interpolit: Mos e pranoni Kosovën
-
Serbia nis fushatë ndër vende të Interpolit për refuzim të Kosovës
-
Sipas Serbisë, pranimi i Kosovës në Interpol do të ishte politizim i tij