Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Drashkoviq: Urrejtja ndaj SHBA-së dhe NATO-s është më e madhe në Serbi sesa në Korenë e Veriut

Kryetari i Lëvizjes për Ripërtëritjen Serbe (SPO) dhe ish-kreu i diplomacisë së ish RFJ-së, Vuk Drashkoviq, ka thënë se Serbia është në favor të anëtarësimit në Bashkimin Evropian por, sipas tij, në realitet ajo po largohet gjithnjë e më shumë nga ajo.

Ka shtuar se propaganda dhe urrejtja ndaj Amerikës dhe NATO-s është më e madhe në Serbi sesa në Korenë e Veriut apo Iran.

Drashkoviq ka thënë se sanksionet ndaj drejtori të Agjencisë për Siguri dhe Informacion i Serbisë (BIA), Aleksandar Vulin do të ndikojnë në marrëdhëniet mes Serbisë dhe SHBA-së.

Ai ka komentuar deklaratat e ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, i cili citohet të ketë thënë se Serbia është në rrugën e duhur dhe se marrëdhëniet mes dy vendeve po përmirësohen.

Drashkoviq për portalin Pobjeda ka thënë se ambasadori Hill është një diplomat i mençur. Sipas tij, kur ai thotë “po” do të thotë “ndoshta dhe kur thotë “ndoshta” sipas tij do të thotë “jo”.

Edhe Kolumne BE-ja të mos bjerë në gracka rreth mbështetjes publike për anëtarësim të vendeve të reja

Sipas tij Washingtoni kujdeset për një Serbi të çliruar nga kthetrat e KGB-së dhe të çliruar nga trashëgimia e përgjakshme e Sllobodan Millosheviqit.

Ka shtuar se ambasadori Hill inkurajon, inkurajon Serbinë që të lëvizë drejt integrimit euroatlantik dhe ofron ndihmë nëse Beogradi e kërkon atë ndihmë.

“Formalisht, Serbia është në favor të anëtarësimit në BE, por në realitet - ajo po largohet gjithnjë e më shumë nga BE-ja. Propaganda e drejtuar dhe urrejtja ndaj Amerikës dhe NATO-s është më e madhe në Serbi sesa në Korenë e Veriut apo Iran. Si të anëtarësohemi në BE dhe të jemi armiqësorë ndaj NATO-s, kur të gjithë anëtarët e BE-së - përveç Austrisë, e cila është e ndaluar me marrëveshje ndërkombëtare - janë edhe anëtarë të NATO-s, e cila sot është edhe mbrojtëse e BE-së kundër diversioneve të rrezikshme të regjimeve totalitare në Moska dhe Pekini, si dhe nga rritja e lëvizjeve neo-naziste dhe neofashiste në vendet e Evropës?!”, ka thënë ai.

Duke folur për politikën e Perëndimit, ai ka thënë se ka ndikuar shumë në destabilitetin dhe marrëdhëniet e trazuara mes vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Angela Merkel ishte strumbullari i strategjisë së ‘stabilokracisë’; ajo ishte gjermani Neville Chamberlain. Është e rëndësishme, me çdo kusht, të ruhet paqja në Ballkan, të korruptohen dhe lavdërohen liderët e prirë për trazira dhe ligësi, sepse një shpërthim i ri lufte në Ballkan mund të shkaktojë ballkanizimin e Evropës. Kjo është edhe e gabuar edhe e rrezikshme. Tumori hiqet, tumori nuk ushqehet. Kjo është arsyeja pse Serbia, BeH dhe Kosova janë shpirtërisht ende në vitet nëntëdhjetë. Është edhe më tragjike që ‘stabilokracia’ e Angela Merkelit përkoi me strategjinë e Moskës për ‘konflikte të ngrira’”, ka thënë ai.

Edhe OpEd Vuk Drashkoviq: Dy fitoret virtuale të Serbisë

Ai ka thënë se frika nga shpërthimi i “konflikteve të ngrira” në zemër të Ballkanit, në mes të tragjedisë ukrainase, do të përshpejtojë disa lëvizje radikale amerikane.

Sipas tij, kur bëhet fjalë për Serbinë, ambasadori Hill e di se Serbia vetëm shfaq një dëshirë të vazhdueshme që BE-ja të jetë një bankomat për donacione dhe kredi të lira, për të ruajtur regjimin pa viza me vendet e BE-së, për investime evropiane dhe perëndimore dhe kompanitë të mbërrijnë në Serbi.