Ekipi negociator pas disa orë punimesh, të martën ka përfunduar tekstin e draft-platformës për dialogun me Serbinë dhe sot do t’ua dorëzojë për shqyrtim krerëve të shtetit, e më pas do të dërgohet për miratim edhe në Kuvend.
Kjo është bërë e ditur pas takimit nga bashkëkryesuesi i Ekipit shtetëror negociator, Fatmir Limaj.
Ai tha se pas marrjes së vërejtjeve ose sugjerimeve lidhur me platformën për dialogun nga ana e krerëve të shtetit, do ta dërgojnë atë në Kuvend, për çfarë shprehu besimin se deputetët edhe do ta miratojnë, raporton ksp.
Limaj po ashtu tha se draft-platformën finale do t’ua dërgojnë edhe dy partive opozitare, LDK-së dhe Vetëvendosjes, të cilat nuk kanë pranuar të jenë pjesë e ekipit negociues për dialogun me Serbinë.
KosovaPress mëson se takimi për dorëzimin e draft-platformës do të bëhet në orën 10:00 në objektin e Kuvendit të Kosovës.
-
Ekipi negociator kryen punën në platformë, pret miratimin në Kuvend
-
Dorëzohet në Kuvend platforma për dialog
-
Çfarë ndodhi dhe çfarë u vendos në takimin e Ekipit negociator
-
Krerët institucionalë pajtohen për platformën e bisedimeve me Serbinë
-
Limaj: Javën e ardhshme përfundon puna në Platformën për dialog