Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Dosjet për dëmet e luftës i dorëzohen sot Gjykatës Kushtetuese

Në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës do të dorëzohen sot dosjet e radhës rreth vlerësimit të kushtetutshmërisë se aktit juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës, me rastin e refuzimit te padisë për kompensimin e dëmeve të luftës.

Para se te dorëzohen dosjet në gjykatë do të ketë një prononcim për mediat elektronike dhe të shkruara nga Jahir Bejta, drejtor i Shoqatës profesionale për dëme të luftës në nivel vendi “Ngritja e Zërit”, rreth sfidave të shoqatës si pasojë e mospërkrahjes institucionale të veprimtarisë së këtij subjektit që 10 vjet, që nga viti 2008 e deri me tani.

Ndërsa aksent i veçantë do t'i kushtohet kundërshtimit të faljes eventuale të dëmeve të luftës në Bruksel, si rezultat i presionit ndërkombëtar.

Duke e ditur se jeta e njeriut edhe prona private janë të garantuara me Kushtetutë dhe konventa ndërkombëtare, nënshkrimi eventual i ndonjë akti të dëmshëm do të kundërshtohet nga subjektit përkatës.