Organizata Joqeveritare “Ngritja e Zërit” për herë të dhjetë sot ka dorëzuar dosjet- lëndët e radhës në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës për vlerësimin e kushtetutshmërisë së aktit juridik të Gjykatës Supreme të Kosovës, me rastin e refuzimit të padive për kompensimin e dëmeve të luftës.
Më këtë rast, Tahir Bejta nga kjo OJQ tha se sot kur po shënohet dita ndërkombëtare për të drejtat e njeriut qytetarëve të Kosovës po u mohohet e drejta për kompensim të dëmeve gjatë luftës së fundit në Kosovës.
“Sot kur flasin për lirinë e të drejtëve dhe lirive të njeriut patjetër që do ta na e ngacmoj memorien për të gjithë ata të cilët pësuan pa fajin e tyre gjatë luftës së fundit gjenocidale gjatë vitit 1998-1999. Për ata të cilët humbën gjithçka, ndaj i thërrasim mendjes për të drejtat e tyre për kompensimin e dëmit moral dhe material. Sot për herë të dhjetë dorëzuam në Gjykatën Kushtetuese dosjet për vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktvendimeve të Gjykatës Supreme e cila sikurse gjykatat e rregullta është duke i hedhur paditë në kundërshtim me ligjet dhe Kushtetutën[...]Padrejtësisht palëve të dëmtuara në cilësinë e palëve paditëse është duke iu mohuar e drejta e garantuese, qasja në drejtësi”, tha ai.
Bejta tutje ka kërkuar nga institucionet përgjegjëse që të intervenojnë në infrastrukturë ligjore që tu hap rrugë gjykatave të Kosovës për tu marrë me këto padi. Në të kundërtën paralajmëroi ngritjen e padisë për Kosovën në Gjykatën Evropian për Drejtësi në Strasburg.
“Nuk mund të tolerohet kështu gjyqësori në mënyrë të pakufizuar pasi që për 13 vite është duke mohuar të drejtën e palëve për qasje në drejtësi. Apelojmë tek qeveria që të intervenojë në infrastrukturën ligjore që të ofrojë mundësi gjykatave për shqyrtimin e padive kundër Serbisë për kompensim të dëmeve. Në të kundërtën ngritja do të detyrohet që Kosovën ta dërgojë si palë paditëse në Gjykatën Evropiane për Drejtësi në Strasburg më ç’rast do të pësojë integriteti dhe reputacioni i Kosovës”, tha ai./ KP
-
Kërkesa për njohjen e së drejtës së kompensimit të dëmeve të luftës dërgohet në Kushtetuese
-
“Gjykatat janë të ndikuara politikisht”, kërkohet që të trajtohen dosjet për dëmet e luftës
-
Hasani për zvarritjet e Speciales: Po të dërgohen në Gjykatën e Strasburgut, do të gjente shkelje
-
Alija: Serbia duhet të kushtëzohet me integrimin evropian për krimet e luftës
-
Kushtetuesja konstaton se gjykata ia shkeli të drejtat një qytetari