10 dosje janë dorëzuar sot në Gjykatën Kushtetuese te Kosovës në lidhje me refuzimin e padive për kompensimin dëmeve te luftës.
Jahir Bejta, kryetar i OJQ-së "Ngritja e Zërit", kërkon që të mbrohet Kushtetuta e Kosovës.
"Kërkojmë nga Gjykatat Themelore dhe Gjykata e Apelit që përmes aktvendimeve të tyre ta ndërpresin fyerjen, respektivisht sharjen e mëtutjeshme të viktimave të luftës. Kërkojmë nga Ministria e Drejtësisë dhe lidershipi në fron, që në agjendën 'Drejtësia 2020' ta fusin si çështje të veçantë dhe me prioritet marrëveshjen për bartjen e juridiksionit në gjykatat vendore ", tha ai.
Ndërsa avokati Kadri Osaj, vlerësoi se ajo që po ndodhë në gjykatat e Kosovës është absurditet. "Kjo që po ndodh në gjykatat tina është imponim i politikës në çështjet gjyqësore", tha Osaj.
-
Për herën e dhjetë dosjet arrijnë në Kushtetuese për kompensimin e dëmeve të luftës
-
OJQ “Ngritja e Zërit” dorëzon në Kushtetuese dosjet për kompensimin e dëmeve të luftës
-
Dorëzohen 7 padi në Kushtetuese pas refuzimit për kompensimin e dëmeve të luftës
-
Në Kushtetuese dorëzohen dosje të tjera për kompensim të dëmeve të luftës
-
Dosja përkompensim të dëmeve të luftës dorëzohet në Kushtetuese