Fjalimi i Aleksandar Vuçiqit në Mitrovicë dhe rehabilitimi që ai i bëri Milosheviqit janë kritikuar me reagime të shumta e të ashpra. Por vetë Bashkimi Evropian nuk ka reaguar kundër lartësimit që Vuçiqi i bëri Milosheviqit. Kjo nuk i ka pëlqyer aspak politikanes gjermane, ish-deputetes së Parlamentit Evropian, Doris Pack, transmeton Koha Ditore.
Në një reagim në rrjetin social “Twitter”, Pack ka shkruar:
“Presidenti aktual i Serbisë flet në Kosovë për Milosheviqin si ‘një lider i madh’ pa ndonjë reagim të zyrtarëve të BE-së? A po i sakrifikojmë bindjet tona për të ashtuquajturën realpolitikë, sikur që kemi bërë tepër gjatë në të nëntëdhjetat e hershme?”.
Pack, një politikane e njohur në Evropë, ka qenë prej zërave të dalluar në kundërshtimin e politikave të Milosheviqit në mbrojtje të Kosovës në vitet ‘90, ndërsa pas luftës ka qenë pjesë e delegacionit të Parlamentit Evropian që ka trajtuar çështjet e rajonit, përfshirë edhe Kosovën.
-
Pse Pack mendon se Vuçiqi mund ta zgjidhë problemin Serbi-Kosovë
-
Doris Pack: Ndryshimi i kufijve Kosovë-Serbi, rrezik për Ballkanin dhe Evropën
-
“Ëndrrat e parealizueshme” e të akuzuarit për gjenocid
-
BE reagon ndaj fjalimit të Vuçiqit për Milosheviqin
-
“Serbia nuk mund të bëjë për Kosovën atë që s’e ka bërë pesëshja e BE-së”