Bashkimi Evropian reagoi ndaj fjalimit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Kosovë, gjatë të cilit, Slobodan Milosheviqin e cilësoi si “udhëheqës të madh, me qëllimet më të mira”.
Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së e ngarkuar me çështjet e Ballkanit Perëndimor, tha se “nuk guxon të lihet hapësirë për dykuptimësi apo lavdërim” të atyre që kanë mbështetur politikën e Milosheviqit dhe veprimet e tij.
Lexoni edhe:
“Vendimet e gjykatave vendase dhe ndërkombëtare në këtë drejtim janë shumë të qarta”, tha Kocijançiq.
Ajo theksoi se të gjitha vendet në Ballkanin Perëndimor kanë perspektivë evropiane dhe për këtë arsye “do të duhet të jenë në përputhje me parimet e BE-së, përfshirë pajtimin dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore”, transmeton REL.
Vuçiq ka qëndruar në Kosovë fundjavën e kaluar, ndërsa fjalimin e ka mbajtur në Mitrovicën e Veriut.
-
Vuçiq kërkon nga BE-ja veprime konkrete në Kosovë, jo vetëm dënim
-
Vuçiqi përsërit se Millosheviqi ishte lider i madh
-
Vuçiqi i thuri lavde Millosheviqit në Mitrovicë
-
Vuçiqi i thuri lavde Millosheviqit në Mitrovicë
-
Vuçiqi i bën thirrje BE-së që “urgjentisht ta kundërshtojë arbitraritetin e Prishtinës”