Ish-deputetja e Parlamentit Evropian, Doris Pack, mendon se presidenti serb Aleksandar Vuçiq mund ta zgjidhë problemin Kosovë-Serbi, transmeton Koha.net.
“Mendoj se ai (Vuçiqi) ka shfaqur gatishmërinë që t’i japë fund këtij problemi. Ai dikur ka qenë politikan i ri i afërt me ata që kishin instaluar regjimin e aparteidit në Kosovë, i cili më në fund dërgon te pavarësia. Për këtë arsye mendoj se ai është njeriu që më mirë se kushdo tjetër mund ta gjejë daljen nga kjo situatë që është e vështirë për të dy palët”, citon gazeta “danas” e Beogradit të ketë thënë Pack.
Duke folur rreth ideve për ndryshimin e kufijve ndërmjet dy vendeve, Pack ka kundërshtuar ndarjen e Kosovës.
“Ndarja e Kosovës mund të jetë fillimi i përpjekjeve të tjera për ndryshimin e kufijve në Ballkan. Asnjë problem nuk do të zgjidhej tërësisht”, ka thënë Pack.
-
Hacker: Nuk e ndaj mendimin e BE-së se Vuçiqi është çelësi i zgjidhjes së problemit të Kosovës
-
Vuçiqi nuk preferon “konflikt të ngrirë” me Kosovën
-
Vuçiqi thotë se Merkeli dëshiron që Kosova e Serbia “të bisedojnë derisa të gjejnë zgjidhje”
-
Petritsch: Ndryshimi i kufijve është i mundshëm për zgjidhje mes Kosovës e Serbisë
-
Petritsch: Zgjidhja për Kosovën, pa SHBA-në dhe Rusinë