Rrahman Rama ka dhënë dorëheqje nga posti i komandantit të Forcës së Sigurisë së Kosovës, ka mësuar KOHA.
Mësohet se ai e ka dorëzuar dorëheqjen në Presidencë.
Rama mësohet se do të shërbejë në një mision ushtarak jashtë vendit.
Rama ka qenë komandant i FSK-së që nga viti 2015.
Vetë Rama ka qenë i paqasshëm në thirrjet e KOHËS deri në publikimin e artikullit.