Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Demolohen dy mini-biblioteka të inauguruara rishtas, socilogët e shpjegojnë me vetëdijen e ultë

Projekti që secila lagje e Prishtinës të pajiset me nga një mini-bibliotekë, kishte per qëllim krijimin e një kulture për leximin.

Por, vetëm pak ditë pas finalizimit të këtij projekti në disa lagje të kryeqytetit, dy prej tyre u bënë cak i sulmit, raporton KTV.

Për sociologun Qëndrim Badalli, veprime të tilla tregojnë reflektim të vetëdijes së ulët qytetare për mbrojtjen e pronës publike, e cila shihet si pronë e huaj dhe jo pronë e përbashkët qytetare.

Por, nuk janë vetëm minibiblotekat që po shkatërrohen nga qytetarët, ngjashëm ka ndodhur edhe me parqet e lojërave e disa fusha sportive.

Për Badallin, gjestet e tilla tregojnë një qasje të gabuar, të pamoralshme dhe kulturalisht të varfër të qytetarëve në vend.

Edhe “Java e Bibliotekës” me synim për ndërlidhje midis traditës dhe inovacionit Kulturë 9 muaj më parë “Java e Bibliotekës” me synim për ndërlidhje midis traditës dhe inovacionit

Kryetarja e kuvendit të të rinjve, Kosovare Sadiku, lut qyetarët për kujdes, pasi thotë se mini-biblioteka është pronësi edhe e tyre.

Agon Ahmetit nga organizata ‘’ETEA’’, thotë se nuk do të ndalen, përkundër rasteve të tilla.

Për rastin e dëmtimit të mini-bibliotekave, zyrtarë të Policisë së Kosovës i kanë thënë televizionit se janë në proces të hetimeve.

Zëdhënësi i Policisë, Daut Hoxha, ka thënë se ende nuk janë identifikuar kryerësit e këtyre veprave.

“Lidhur me rastin e raportuar dje në Bregun e Diellit, Policia e Kosovës menjëherë ka ndërmarrë veprime operative dhe ka dalë në vendin e ngjarjes, është inicuar rast për dëmtim prone dhe vjedhje sipas kodit penal të RKS -së, përderisa veprime intensive hetimore janë në proces nga hetuesit kompetentë policorë për të identifikuar kryerësit e mundshëm të këtyre dy veprave të kundërligjshme”, ka thënë Daut Hoxha, zëdhënës i Policisë së Kosovës.

Edhe Çeku pas Prizrenit pret që edhe në Prishtinë të ketë aktakuza për cenim të trashëgimisë Kulturë 11 muaj më parë Çeku pas Prizrenit pret që edhe në Prishtinë të ketë aktakuza për cenim të trashëgimisë

Edhe përkundër dëmtimit të këtyre mini-bibliotekave, projekti pritet të vazhdojë.

Përpos minibibliotekave tashmë të finalizuara, në kryeqytet pritet të hapen edhe 6 të tjera në disa pjesë të qytetit.