Dogana e Kosovës, ka kapur në Gjilan mallra të cilat ishin kontrabanduar në Kosovë, në vlerë rreth 35 mijë euro. Mallrat si tekstil, pije alkoolike dhe gjësende të ndryshme, ishin kontrabanduar nga Serbia ose nga Maqedonia.
Sipas zyrtarëve doganorë, gjatë kontrollit në dy lokacione, janë konfiskuar mallra në vlerë të rreth 35 mijë eurove. Deri më tani, gjatë këtij viti, Dogana ka konfiskuara mallra të kontrabanduara në vlerë mbi 400 mijë euro, raporton televizioni publik.
Stavileci thotë se lajm i mirë është se ka rënë numri i tentimeve për të kontrabanduar mallra me akcizë, pas shtimit të kontrollit ndaj tyre.
Artikuj të ngjashëm
-
Zbulohet një pikë grumbulluese e mallrave kontrabandë në Gjilan
-
Zbulohen mallra mbi 500 mijë euro të dyshuara për kontrabandë në Prishtinë
-
Konfiskohen barna të kontrabanduara në rajonin e Gjilanit
-
Parandalohet një rast i kontrabandës me mallra mbi 5,000 euro në Viti
-
Kapen mbi 400 artikuj tekstili të falsifikuar në Gjilan