Pikëkalimi kufitar i Morinit, kryesori që lidh Kosovën me Shqipërinë, por edhe pika e vetme në Shqipëri që përballon fluksin më të madh të udhëtarëve, nuk do të përfundojë së ndërtuari edhe këtë sezon veror turistik.
Projekti për ndërtimin e doganës së përbashkët me Kosovën dhe dyfishimi i korsive nga gjashtë në dymbëdhjetë, me fondet e KE-së është lansuar që në shtator të 2015-s, por ende nuk ka përfunduar, shkruan sot Koha Ditore.
Pika e kalimit kufitar Morin-Vermicë tashmë është identifikuar si vendi jo vetëm ku krijohen radhë të gjata autoveturash, por edhe radhë kamionësh të ngarkuar me mallra, nga Shqipëria në Kosovë e anasjelltas.
Punimet që kanë filluar në mars të vitit kaluar dhe që ende nuk po përfundojnë, projekti aspak funksional i kësaj dogane, fillimi i skanimit edhe i kamionëve që dërgojnë mallra në Kosovë, proces që nuk ishte kryer më parë, performanca e dobët e policisë së të dyja vendeve, por edhe rritja e numrit të kamionëve si pasojë edhe e rritjes ekonomike të të dy vendeve, kanë bërë që në këtë pikë doganorë të ketë problematika nga të ndryshme në lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Rriten lëvizjet në pikën kufitare të Morinës, qytetarë nga Kosova drejt bregdetit
-
Rruga drejt Malit të Zi mbetet e mbyllur për kamionë
-
Rikthehet qarkullimi normal i kamionëve edhe në kufijtë me Serbinë
-
Pas protestave, rikthehet qarkullimi normal i kamionëve në kufijtë me Maqedoninë e Veriut
-
Misini: Nëse vazhdon bllokada e kufijve do të ketë inflacion të vazhdueshëm