Prishtinë, 6 korrik – Dogana e Kosovës ka lëshuar udhëzime për stafin e saj në pikëkalimet kufitare në mënyrë që të lehtësohet kalimi për udhëtarët në aspektin e procedurave doganore.
“Drejtori i përgjithshëm ka kërkuar që stafi në pikat kufitare duhet të jetë në nivel të detyrës dhe duhet të ketë parasysh shqetësimet e qytetarëve gjatë rrugëtimit, ndaj ka lëshuar udhëzime që të reflektojnë respekt dhe mirëkuptim”, transmeton KP komunikatën për media të Doganës.
Sa i përket mallrave që mund të marrin me vete, stafi është udhëzuar që të analizojë rastet e veçanta dhe të mos krijohen situata kur qytetarët vonohen për gjëra të parëndësishme.
Artikuj të ngjashëm