Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

DnV: Ligji rregullon çështjen për certifikimin e kandidatëve, partitë t’i respektojnë procedurat

Koalicioni i organizatave joqeveritare “Demokracia në Veprim” (DnV) ka shpalosur planin për vëzhgimin e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të 14 shkurtit, ndërsa është folur edhe për certifikimin e listave zgjedhore.

Ismet Kryeziu nga ky koalicion tha se ligji rregullon çështjen e certifikimit të kandidatëve, duke ftuar partitë të respektojnë procedurat ligjore pas vendimit të KQZ-së të premten, nga i cili 3 parti nuk morën aprovimin për listat e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Proceduarat për certifikimin e kandidatëve qe lidhet me vendimin e djeshëm të KQZ-së, ligji rregullon këtë çështje. U bëjmë thirrje partive që të respektojnë procedurat për certifikim”, tha ai.

Kryeziu tha se partitë kanë thyer rregullat e COVID-19 me tubimet që kanë filluar t'i mbajnë ende pa filluar fushata zyrtarisht.

“Partitë në mungesë të një reforme zgjedhore kanë filluar fushatën pa nisur ajo zyrtarisht. Gjatë këtij procesi partitë kanë thyer rregullat e institucioneve në raport me COVID-19. Kemi numër të rritur të pacientëve, takimet me numër të madh njerëzish mund të jenë arsye për rritjen e numrit të pacientëve. Bëjmë thirrje që partitë t’i bëjnë publike financat. Shpenzimet duhet të jenë në raport me vendimet e KQZ-së”, tha ai.

DnV-ja do të ketë 16 vëzhgues që do të përcjellin takimet e partive në fushatë, ka thënë Kryeziu, ndërsa fton partitë të mos e cënojnë integritetin e mediave.

“DNV do të monitorojë mediat, televizionet lokale e portalet dhe do të krijojë një raport për hapësirën e ofruar dhe vlerat. Ne u bëjmë thirrje qe te mos të cenojnë integritetin e mediave dhe të mos sulmojnë ato. Dita e zgjedhjeve do të monitorohet me 600 vëzhgues. DnV do ta ketë zyrën e thirrjeve dhe në fund t’i kemi edhe rezultatet preliminare”.