Sot në emisionin “Jeta” të KTV-së, ndër të ftuar ishte edhe Florentin Emini.
Ai ka të përfunduar Fakultetin e Arteve, ndërsa tash e 18 vite punon në USAID.
Ndër të tjera, pavarësisht punës dhe familjes, ai gjen kohë edhe për pasionin e tij, djathin.
Tash e 15 vite ai prodhon lloje të ndryshme të djathit. Po ashtu, ai thotë se djathi i tij quhet artizanal sepse atë e prodhon me duart e tij, nuk është i prodhuar fabrikisht.
Ekipi i emisionit shkoi deri në Keqekollë, aty edhe ku Florentini krijon djathërat e tij. Mirëpo, Florentini sot këtë pasion nuk e ka materalizuar pasi infrastruktura rrugore është e keqe. Vetëm deri te lagjja e Florentinit 2.5 kilometra rreth 30 minuta rruga na ka kushtuar.
Për më tepër ndiqeni storien në video.
-
I apasionuari pas djathërave artizanalë rikthehet në KTV me ëndrrën e bërë realitet
-
Djathi i Florentinit – nga meraku i fëmijërisë, në prodhim
-
Artisti i ri që artin e zhvillon në rrugët e Ferizajt
-
Nëpunësi shtetëror, stilist veshjesh e këpucësh
-
Nëpunësi shtetëror – stilist këpucësh e veshjesh zyrtare