Malishevë, 20 prill - Drejtoria e Shërbimeve Publike dhe ajo për Kulturë, Rini dhe Sport, në bashkëpunim me Qendrën Rinore në Malishevë, në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, sot kanë mbjellë drunj në oborrin e komunës dhe në hapësirën te Varrezat e Dëshmorëve, kanë ngjyrosur ulëset në park dhe kanë organizuar vizatime me tema për 22 prillin.
Në këto organizime, krahas përgjegjësve dhe zyrtarëve komunalë, kanë marrë pjesë edhe nxënësit e Gjimnazit "Hamdi Berisha", të Qendrës së Kompetencës "Kujtim Krasniqi" dhe nxënësit e Sh.F.M.U. "Ibrahim Mazreku" në Malishevë.
Artikuj të ngjashëm