Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Në Malishevë Policia e komuna mbjellin 20 drunj

Në bashkëpunim në mes të Policisë së Kosovës dhe Komunës së Malishevës, në kuadër të shënimit të Ditës së Tokës, sot në Malishevë janë mbjellë 20 drunj në disa hapësira.

Në një njoftim nga komuna e Malishevës bëhet e ditur se simbolika e mbjelljes së 20 drunjve ka të bëjë me vitin e Policisë së Kosovës, pasi këtë vit mbushen 20 vite të formimit dhe funksionimit të policisë.

Aksioni i mbjelljes së drunjve ka filluar në varrezat e dëshmorëve në Malishevë dhe ka vazhduar në oborrin e stacionit policor, pastaj në varrezat e martirëve në Dragobil, në oborrin e çerdhes për fëmijë në Malishevë dhe ka përfunduar me mbjelljen e drunjve në oborrin e Handikosit në Malishevë.

Me këtë rast, Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka bërë thirrje për ruajtje të tokës dhe të natyrës në përgjithësi, ndërsa i ka uruar edhe Policinë e Kosovës, pasi tashmë jemi në vitin jubilar të formimit.

Artikuj të ngjashëm