Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

“Dita e Patates” për promovimin e kësaj kulture bujqësore

Kultivuesit e patates nga fshati Debëlldeh kanë përfituar mbi 13 mijë kilogramë farë të patates, të cilat janë shpërndarë nga qeverisja komunale e Vitisë dhe organizata IKC.

Është paralajmëruar se në ketë komunë do të organizohet dhe do të shënohet “Dita e Patates”, me qëllim të promovimit të kësaj kulture bujqësore, shkruan sot “Koha Ditore”.

Hasan Aliu, nënkryetar i Komunës së Vitisë, ka deklaruar se ata do të realizojnë edhe projekte të tjera në bujqësi me qëllim mbështetjen e atyre të cilët punojnë në këtë sektor dhe e cila mbështetje do të përkthehet edhe në zhvillim ekonomik. Sipas tij, ata janë duke i mbështetur zonat rurale në veprimtarinë e tyre bujqësore.

“Në këto 4-5 vjet të fundit kemi dhënë shumë subvencione, kemi mbështetur fermerët tanë në format e ndryshme, por në rastin e sotëm i kemi kushtuar një vëmendje pjesës rurale ku 28 banorët e fshatit Debëlldeh janë përfitues të farës së patates. Ju bëjmë me dije se do të vazhdojmë edhe me subvencionime të tjera gjatë këtij viti me kusht që të realizohet projekti i kryetarit Haliti, si sektor të veçantë të zhvillimit ekonomik, pra të bujqësisë”, ka thënë ai... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Artikuj të ngjashëm