Dita e parë e vitit 2021 është shpallur ditë zie në komunën e Vitisë, pas rastit tragjik në familjen Zuka, ku mbetën të vrarë katër anëtarë të kësaj familjeje nga Pozherani.
Në një njoftim, Komuna e Vitisë ka thënë se më 1 janar nuk do të ketë festime në sheshin e qytetit.
“Qeveria komunale, në mbledhjen e mbajtur sot, ka vendosur që dita e premte më 1 janar 2021, kur do të bëhet edhe varrimi i katër anëtarëve të familjes Zuka, të jetë ditë zie. Gjithashtu, është marrë vendim që të anulohen gjitha aktivitetet festive për sonte në ndërrimin e motmoteve në qendër të qytetit në Viti, e as nuk do të ndezën fishekzjarre si viteve të tjera”, thuhet në njoftim.
Të mërkurën në Pozheran, një burrë vrau gruan, dy djemtë e tij dhe më pas veten.
-
Një i vdekur në Viti pasi rrëshqiti aksidentalisht në ballkonin e shtëpisë
-
Zhduket një e mitur në Viti dhe një burrë në Gjakovë
-
Policia po i heton tri raste të vdekjeve që kanë ndodhur në 24 orët e kaluara
-
Katër vdekje të dyshuara në 24 orë, policia po i heton rastet
-
Policia po i heton dy raste të vdekjeve, një në Prizren e një në Mitrovicë të Veriut