Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Diskutohet mes MF-së dhe Ambasadorit hungarez rivitalizimi i rezervuarit të liqenit të Batllavës

Zëvendësministri i Financave, Agim Krasniqi, priti sot në takim ambasadorin e Hungarisë në Prishtinë, Laszlo Markusz, ku qëllimi i këtij takimi ishte rikonfirmimi i të dyja palëve për vazhdimin e realizimit të projekteve në sektorë të ndryshëm të cilët parashihen nga Marrëveshja Kornizë për bashkëpunim financiar në vlerë prej 62 milionë euro.

Sipas një njoftimi për media të MF-së, thuhet se në këtë takim me theks të veçantë u diskutua fillimi i veprimeve konkrete për rivitalizimin e rezervuarit të liqenit të Batllavës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Me këtë rast, zëvendësministri shprehu gatishmërinë e plotë të Ministrisë së Financave për realizimin e të gjitha obligimeve të cilat rrjedhin nga Marrëveshja Kornizë.

Po ashtu, Ambasadori Marksuz u shpreh se Qeveria hungareze është e gatshme për fillimin e ekzekutimin të Marrëveshjes Kornizë dhe avancimin e mëtutjeshëm të bashkëpunimit në aspektin ekonomik.