Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Diskutohen modalitetet e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës

Prishtinë, 13 shkurt - Zëvendëskryeministri i parë i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, ka pritur në një takim pune drejtorin Ekzekutiv të Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.

Në këtë takim është diskutuar për mundësitë e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Asociacionit të Komunave të Kosovës, si përfaqësues i vetëm i pushtetit lokal të Kosovës.

Në këtë takim po ashtu janë debatuar edhe modalitetet e bashkëpunimit dhe përfshirjes së përfaqësuesve të Asociacionit të Komunave të Kosovës në grupet e punës ku diskutohen aktet ligjore që kanë të bëjnë me qeverisjen lokale, në mënyrë që zbatimi i tyre, pas konsultimit me komunat, do të jetë më efikas dhe në funksion të nevojave të qytetarëve.