Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Diskursi i Vetëvendosjes ofendues ndaj elektoratit, thotë Paçarizi

Diskursi që po përdor Lëvizja Vetëvendosje në fushatën e zgjedhjeve lokale është ofenduese ndaj elektoratit.

Kjo sipas opinionistit Rrahman Paçarizi vjen prej fjalimeve të ish-liderit të kësaj partie, Albin Kurti në tubimet zgjedhore.

“E vetmja që nuk po ju nënshtrohet kalkulimeve është Vetëvendosje, e cila e ka një diskurs të çuditshëm, bile për hesapin tim pothuajse edhe ofendues ndaj elektoratit, kanë hyrë në do farë tripash të them ashtu... Albin Kurti në paraqitjet e tij të fundit ka bërë njëfarë ‘freestyle’, ka bërë do farë vjershash para elektoratit, po përpiqet që në gjithçka të rimoj, për shembull në Gjilan thotë ‘Sami Kurteshi ka emër e mbiemër, ju duhet të votoni me zemër’”, ka thënë ai.

“Është një lloj romantizmi i vonuar i Vetëvendosjes”, ka thënë ai.

Sipas tij, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po mundohet të bart fuqinë e qendrës.

Edhe Haliti: Kurti dhe VV-ja do ta përdorin incidentin në Skenderaj kundër PDK-së Arbëri Haliti: Kurti dhe VV-ja do ta përdorin incidentin në Skenderaj kundër PDK-së

“AAK po e ndjek një diskurs që të bart fuqinë e qendrës te elektorati dhe kandidatët e AAK-së në disa raste janë treguar agresiv pozitivisht në kërkimin e votës, në kuptim pozitiv”, ka thënë Pacarizi.

E PDK-në, Pacarizi e sheh si në përpjekje të vazhdueshme për të shpëtuar diçka nga ajo që ka humbur në zgjedhjet e kaluara. Kjo bëhet edhe më e dukshme me prezencën në fushatë të liderit të kësaj partie, Kadri Veseli.