Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, ka njoftuar se është dëmtuar një gyp i ujit që vjen nga Badovci.
Përmes një njoftimi për media, theksohet se mbesin pa ujë disa pjesë në kryeqytet.
“Ju njoftojmë se gjatë ditës së sotme, rreth orës 12:00 është dëmtuar gypi i ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, që vie nga Badovci në rezervuarin e Mirëditës. Riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU”Prishtina” sh.a. ka filluar menjëherë dhe pritet që të sanohet diku në orët e pasdites së sotme”, thuhet në njoftimin e KRUP.
KRUP tutje thotë se mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit Hajvali, pikat e larta të zonës qendër të lagjes Bregu i Diellit dhe pikat e larta furnizuese të lagjes Mati 1.