Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina”, njofton se edhe gjatë ditës së sotme do të mbesin pa ujë të pijshëm disa zona që furnizohen nga Badovci.
“Gjatë ditës së sotme do të vazhdojmë me riparimin e gypit të ujit nga çeliku me diametër fi 600 mm, gyp ky që vie nga Badovci në rezervuarin e Mirëditës. Riparimi i tij nga ekipet e mirëmbajtjes dhe operimit të KRU ” Prishtina ” sh.a. ka filluar ditën e djeshme, por që konsumatorët të mos mbesin kohë të gjatë pa furnizim me ujë, punimet janë ndërprerë dje pasdite dhe do të vazhdohet me riparim edhe sot”, njofton KRUP.
LEXO EDHE: Disa zona në kryeqytet mbesin pa ujë pasi prishet një gyp uji që vjen nga Badovci
Kompania e Ujësjellësit tutje thotë se punimet fillojnë në orën 11:00.
“Mungesën e ujit të pijshëm mund ta ndjejnë pikat e larta furnizuese të fshatit “Hajvali”, pikat e larta të zonës qendër të lagjes “Bregu i Diellit” dhe pikat e larta furnizuese të lagjes “ Mati I”, përfundon njoftimi i KRUP.
-
Disa pjesë të Prishtinës sot do të mbesin pa ujë
-
Disa zona në kryeqytet mbesin pa ujë pasi prishet një gyp uji që vjen nga Badovci
-
Dëmtohet gypi kryesor, ndërpritet uji në këto zona në Prishtinë
-
Vazhdon mungesa e ujit në disa lagje të Prishtinës
-
Dëmtimi i gypit lë pa ujë një pjesë të Prishtinës qe gati 24 orë