Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Disa shkolla nuk janë në grevë, procesi mësimor i rregullt

Pavarësisht se u tha që sot i gjithë sistemi arsimor në nivel vendi do t’i hyjë grevës dy orëshe, Koha.net ka mësuar se disa s’i janë bashkuar thirrjes për grevë.

Kimete Dida drejtoreshë e shkollës “Ismail Qemali” në Prishtinë në një prononcim për Koha.net konfirmoi se s’janë në grevë dhe se procesi ka nisur në mëngjes si çdo ditë tjetër.

“Sot të gjithë arsimtarët janë paraqitur në shkollë. Numri i nxënësve ka qenë më i vogël por të gjithëve u është shënuar mungesa. Prindërit morën kritikat që s’i kanë sjellë sot fëmijët”, tha ajo.

Koha.net ka mësuar se grevës nuk i janë bashkuar as shkolla “Faik Konica”, “28 Nëntori” dhe “Dardania”. Prindërve, u është kërkuar t'i dërgojnë fëmijët në shkolla. 

Zyrtarisht portali ende s’e ka marrë një përgjigje nga drejtorë të këtyre të fundit. Koha.net ka kontaktuar drejtorin e shkollës “Dardania” në Prishtinë, Isak Bregaj, por ai s’ka qenë i qasshëm.

Thirrjes së SBASHK-ut për grevë dyorëshe nuk i është përgjigjur as Fakulteti i Filologjisë, në të cilin ka vijuar procesi i rregullt mësimor.

Edhe Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë do të vazhdojë derisa të dalin pagat Arbëri Azemi: Greva e punëtorëve teknikë të shkollave në Prishtinë do të vazhdojë derisa të dalin pagat

Këtë e ka konfirmuar për Ekonomia Online, Flutura Demaku, zyrtare e lartë në Shërbimin e Studentëve në këtë fakultet.

“Grevë nuk është mbajtur dhe ka vazhduar procesi i rregullt mësimor”, ka thënë ajo.

Gjykata Kushtetuese dje ka pezulluar Ligjin për Paga në Sektorin Publik deri më 30 mars të vitit 2020. Pas këtij vendimi nga sot shëndetësia, arsimi, dogana e policia i filluan masat sindikale