Kryetari i Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili e fitoi mandatin nën siglën e Vetëvendosjes, ka propozuar emrat për 7 drejtori komunale, porse disa nga emrat po kontestohen nga ana e subjektit, nga i cili ai ka dhënë dorëheqje javë më parë.
Kastrati ka thënë të mërkurën për gazetën se është e drejtë e tij t`i emërojë drejtorët dhe t`i përzgjedhë ata. Ai ka bërë të ditur se ka kërkuar propozime konkrete nga VV-ja dhe se i ka shqyrtuar ato, përpara se ta bëjë publike listën përfundimtare. Sipas tij, reagimet e bëra më shumë janë nga ana e kandidatëve që kanë synuar poste në komunë, shkruan sot Koha Ditore.
“Unë i kam thënë Vetëvendosjes me më rekomandu emra me më këshillu, por kjo është çështje e kryetarit se me çfarë ekipe don me vazhdu me udhëheq komunën. Tash çështja është se Kamenica është komunë shumë e vogël dhe nuk e di se si shkon në komunat e tjera. Vetëvendosje askund as në Prishtinë dhe as në Prizren nuk cakton nëpër qendra se kush do të jetë drejtorë, por ata e rekomandojnë dhe këshillojnë. Unë i kam pyetur dhe mandej vendimin e kam marrë vetë”, ka thënë Kastrati. Ai reagimet i ka cilësuar individuale.
(Artikullin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.
-
Qëndron Kastrati ia rekomandon tri prioritete kryetarit të ri të Kamenicës
-
Qëndron Kastrati pranon humbjen
-
VV: Veseli e Rakiqi ia kthyen borxhin PSD-së në Kamenicë
-
PSD-ja e Vetëvendosje thellojnë krizën në udhëheqjen në Kamenicë
-
VV-ja po e mendon largimin nga koalicioni në Kamenicë, PSD-ja i bën ofertë AKR-së