Takimet e 11 nëntorit në Paris nuk mund të pritet se do të sjellin progres substancial në procesin e dialogut Kosovë-Serbi apo në definimin e një zgjidhjeje përfundimtare ndaj çështjes së Kosovës.
Kështu kanë thënë burime diplomatike franceze në Bruksel për agjencinë serbe të lajmeve “Tanjug”.
Diplomatët, që deshën të mbeten anonimë, thanë se nuk presin që presidenti francez, Emmanuel Macron – lideri i vetëm me ndikim në Evropë që nuk e ka dhënë mendimin e tij për konceptin e shkëmbimit të territoreve – do të pranojë të merr rol udhëheqës në kërkim të një zgjidhjeje apo të organizojë ndonjë takim të përbashkët me presidentët Hashim Thaçi e Aleksandar Vuçiq në Paris, transmeton Koha.net.
Artikuj të ngjashëm
-
Thaçi pohon se në Paris s’do të diskutohet për dialogun Kosovë-Serbi
-
Macron, Vuçiqit: Franca dënon çdo veprim të njëanshëm që dëmton dialogun Kosovë-Serbi
-
Rifillimi i dialogut s’do të prodhojë ndonjë kthesë të madhe, thonë njohësit
-
Macron: Dialogu të rinisë “në javët e ardhshme”
-
Macron: Normalizimi i marrëdhënieve kusht thelbësor për integrimin evropian të Kosovës dhe Serbisë